Ky është klubi i vetëm për të cilin Barcola mund të largohet nga PSG dhe mund të ndodhë merkaton e janarit

12 Shtator 2025

18:13

Telesport

Pavarësisht se nuk është një titullar fiks në formacionin e Luis Enrique, Bradley Barcola ka ngjallur interesin e shumë klubeve të tjera të mëdha si Barcelona, Bayern, Real Madrid, Liverpool etj.
Megjithatë, e ardhmja e yllit francez në rast se vendosë të largohet nga PSG, do të jetë Man. City. “Qytetarët” duan të transferojnë francezin që në merkaton e janarit. Pep Guardiola beson se Barcola mund të jetë një lojtar kyç në forcimin e sulmit për gjysmën e dytë të sezonit dhe në formimin e një sulmi të nivelit të lartë së bashku me emra si Erling Haaland, Phil Foden dhe Jeremy Doku.
Drejtuesit e City-t janë të vetëdijshëm se nuk do jetë aspak i lehtë transferimi i mundshëm i Barcola, pasi PSG e verëson shumë dhe mund të hiqte dorë prej tij vetëm për një shifër 100 milionë euro. Vetë lojtari nga ana e tij sipas mediave franceze, është i vendosur të vazhdojë te PSG, por nëse do kishte një klub për të cilin do të largohej nga parizienët është pikërisht Man. City dhe pikërisht për shkak të Guardiolës.