Supergoli i Uillson nuk mjafton, Kukësi- Lushnja pa fitues

Java e 3-të: Kukësi- Lushnja 1-1 (Uillson 30’/ Canka 13′)

Kategoria e Parë, java e tretë e edicionit të 78-të të futbollit, nisi sot në orën 16:00 me ndeshjen Kukësi-Lushnja. Në përfundim të saj shifrat mbetën 1-1 duke i lënë skuadrat sërish në shenjën’x’ aq të shpeshtë në këto javë të para.

Në fushë dueli ishte i gjithi spektakolar. Më mirë Lushnja në minutat e para me kapitenin Mikel Canka i cili devijoji mjeshtërisht me kokë një top në rrjetë teksa luhej e 13-ta. Loja vijon të jetë me ritëm të lartë pasi si vendasit në kërkim të golit të barazimit por dhe lagunarët me mjaft pretendime në këtë takim krijojnë mundësi të shumëta.

Dhe në fund, perla e mesfushorit të Kukësit Uillson. Ndërsa kronometri shënonte 29′ e 54″ (pra e 30′) fubollisti godet nga jashtë zone një top të kthyer duke e ulur poshtë traut të portierit Haremi për 1-1.

Në të dytën, ritmi mbeti i lartë dhe të dyja skuadrat patën shanse për ta fituar takimin. Ky barazim tregon dhe njëherë rivalitetin e madh të kësaj kategorie teksa të gjitha ekipet kanë pretendime të shumëta. Ndërkaq pas pak në stadiumin “Skënderbeu” (19:00),ndeshja tjetër e kësaj dite ndërmjet Skënderbeut dhe Ilirisë./Sportiim.al/

Vazhdo leximin