Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Edi Rama dhe Duka kërkesë Ceferin, duan që në Shqipëri të organizohet finalja e madhe europiane
Ditën e djeshme u zhvillua për herë të parë në Tiranë, mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku u morën disa vendime të rëndësishme. Pas përfundimit të mbledhjes, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, bashkë me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, të shoqëruar nga presidenti Armand Duka, takuan kryeministrin e Shqiëprisë, Edi Rama. Në takimin tejet miqësor të organizuar në kryeministri, Edi Rama i ka kërkuar personalisht Ceferin, që Shqipëria të organziojë finalen e madhe të Superkupës së Europës në vitin 2027. Pas organizimit të finales së edicionit të parë të Conference League në vitin 2022, mes Romës dhe Feyenoord, dhe kampionatit Europian U21, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi në vitin 2027, Edi Rama ka kërkuar dhe organizimin e finales të rëndësishme europiane,...