Chivu para Juventusit: Skuadra ka siguri, nuk kam ardhur këtu për të përmbysur gjithçka

Chivu para Juventusit: Skuadra ka siguri, nuk kam ardhur këtu për të përmbysur gjithçka

12 Shtator 2025 15:20 Alfred Lleshi Cristian Chivu, në prag të derbit të Italisë kundër Juventusit, kërkon qetësi dhe mentalitetin e duhur nga Interi: “Skuadra ka punuar mirë, të gjithë janë gati për të luajtur. Nuk duhet ta ngarkojmë më shumë ndeshjen, por të kemi qetësinë dhe energjinë e nevojshme për t’i kuptuar momentet e saj”. Për difektet: “Skuadra ka siguri, nuk jam këtu për të përmbysur gjithçka. Duhet vetëm të shtoj diçka, t’i jap më shumë besim e motivim”. Për Akanji: “Është lojtar me eksperiencë ndërkombëtare, i rëndësishëm për grupin. Nuk dua të flas vetëm për një lojtar, të gjithë duhet të japin kontributin e tyre”. Rreth Juventusit: “Kampionati është maratonë. Duhet të punojmë, të mësojmë nga gabimet dhe të kemi kurajo. Nuk duhen presione...