Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Arrestohen 3 shqiptarë për tentativë vr*sjeje, ja çfarë gjeti policia gjatë arrestimit
                            Tre shqiptarë janë arrestuar në Selanik të Greqisë pasi rezultojnë të jenë autorë të një vrasje të mbetur në tentativë vitin e kaluar. Të arrestuarit janë të moshave 39, 30 dhe 23 vjeç, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur. Ata janë pjesë e një organizate kriminale, ndërsa 39-vjeçari konsiderohet si koka e grupit, person i njohur për autoritetet greke. Gjatë aksionit për arrestimin e tyre, policia greke ju gjeti dhe sekuestroi armë të ndryshme si kallashnikovë, pistoleta, detonatorë, silenciatorë e fishekë, si dhe një sasi hashashi prej 28 kilogramë.