Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ismajli prezantohet si luftëtar te Torino: Gjithmonë jam ndjerë si kapiten, edhe pa shiritin në krahë
12 Shtator 2025 13:36 Alfred Lleshi Ardian Ismajli, mbrojtësi i ri i Torinos, ka rrëfyer emocionet e para pas transferimit te “granatat”: “Jam këtu prej disa javësh, qyteti më pëlqen shumë, edhe bashkëshortes sime. Torino është një klub me histori dhe tifozë të jashtëzakonshëm, kur më thirri nuk hezitova fare”. I lindur në Kosovë, Ismajli theksoi lidhjet e forta familjare: “Jemi tre fëmijë, babai në politikë, vëllai karabinier (polic), motra informaticiene. Emir Sahiti është si vëlla për mua”. Për rolin e liderit: “Jam ndjerë gjithmonë kapiten, edhe pa shirit. Me Shqipërinë kam pasur nderin ta mbaj shiritin, një moment historik për familjen time. Dua t’i ndihmoj të rinjtë, sepse vetë kam kaluar vështirësi”. Për Serie A: “Ishte ëndrra ime që fëmijë. Sa i përket stilit...