Incident i përgjakshëm në varreza, shqiptari godet me lopatë në kokë të riun grek, i ati i tij sulmon familjen shqiptare

Një incident i përgjakshëm ndodhi të enjten pasdite në Varrezat e Chalkidës, Greqi.
Sipas mediave greke, për arsye ende nën hetim, një i ri shqiptar sulmoi dhe plagosi një të ri grek duke e goditur me lopatë në kokë.
Dyshohet se i riu grek ngacmoi motrën e mitur të shqiptarit dhe kjo solli përplasjen mes tyre.

Më pas, babai i të riut grek, i cili punon në Varreza, sapo pa të birin e plagosur, sulmoi familjen shqiptare, duke shkaktuar dëme në automjetet e tyre.
Shtatë persona nga të dyja familjet, përfshirë vajznë e mitur, o shoqëruan në polici./vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *