Mëngjesin e së dielës me orën shqiptare, në Las Vegas do të zhvillohet sfida më e kuotuar nga bastexhinjtë e këtij viti deri më tani, ajo mes meksikanit Canelo Alvarez dhe amerikanit Terence Crawford.
Dy boksierët janë kampionë në peshat e tyre, madje Crawford është i pamposhtur në ring (41 fitore e asnjë humbje). Por dueli është në një peshë më të madhe për të, atë super të mesme, ku Alvarez është “mbret”.
Meksikani (63 fitore, 2 humbje e 2 barazime), do të mbrojë titujt ndaj një rivali të vështirë, por gjithsesi shihet favorit. Të enjten, të dy u takuan për konferencën për shtyp para duelit, duke treguar respekt ndaj njëri-tjetrit. Në fund një foto magjike para hotelit Bellagio në Las Vegas.
Crawford kërkon të bëjë histori duke u bërë njeriu i parë që fiton tituj të padiskutueshëm në tre divizione të ndryshme (mban titujt në peshën ëelter dhe e mesme e lehtë).
“Jemi dy legjenda që luftojnë me njëri-tjetrin dhe unë padyshim që guxoj të jem i shkëlqyer. Nuk po ia heq meritat aftësive të Canelo. Shumë njerëz flasin vetëm për fuqinë e tij, ai është shumë i aftë atje dhe është i respektuar”, tha Crawford.
“Të dy kemi lloje të ndryshme presioni me të cilat përballemi dhe do ta trajtojmë atë profesionalisht. Dhe mezi pres të bëhem kampioni i parë mashkull i padiskutueshëm tre herë në tre kategori të ndryshme peshe”, tha amerikani.
Canelo dhe Crawford gati për duelin më të kuotuar të vitit, amerikani synon të shkruajë historinë e boksit
