Akanji prezantohet tek Interi: Gjithmonë e kam admiruar Thiago Silvën, nuk marr vendime të pamenduara

Akanji prezantohet tek Interi: Gjithmonë e kam admiruar Thiago Silvën, nuk marr vendime të pamenduara

12 Shtator 2025 8:50 Alfred Lleshi Manuel Akanji u prezantua dje tek Interi dhe dha intervistën e parë për DAZN, ku ndau emocionet e tij: “Është dita ime e parë. Takova shokët e skuadrës, trajnerin, me të cilin kisha folur vetëm në telefon. Të gjithë duken entuziastë, ashtu si unë. Mezi po pres ta luaj ndeshjen e parë”. Duke përshkruar veten si lojtar, tha: “Jam mbrojtës fizik, i fortë dhe i shpejtë, por edhe shumë i qetë me topin. Mendoj se nuk marr vendime të pamenduara. Nuk jam agresiv pa arsye, mundohem t’i ndihmoj maksimalisht shokët e mi nga prapavija”. Për idhujt e tij, Akanji zbuloi: “Si fëmijë më pëlqente Raul i Real Madridit, si qendërmbrojtës kam admiruar gjithmonë Thiago Silva. Karriera e tij ka...