“Lashë Chelsea pasi gjërat nuk shkojnë gjithnjë ashtu si duhet, mund të mësoj nga Harry Kane”

“Futbolli është plot me cikle. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç duhet dhe kjo është pjesë e lojës. Thjesht kisha nevojë për diçka të ndryshme në këtë fazë të karrierës sime”, tha Nicolas Jackson, që la Chelsea për t’u transferuar te Bayern Munich.
Më tej, ai tha: Unë e respektoj trajnerin Maresca, kam mësuar shumë prej tij. Ai ka idetë dhe stilin e tij. Nuk kam keqardhje, vetëm mirënjohje për kohën time te Chelsea”.
Te Bayern Munich, ai gjen Harry Kane, një rival për një vend në sulm, por edhe një lojtar me të cilin mund të jetë partner në sulm. “Gjëja më e rëndësishme nuk do të jemi unë dhe Harry, por e gjithë skuadra. Është një nder i madh”, tha Jackson.
“Kane është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Shpresoj të mësoj prej tij, të plotësoj lojën e tij dhe të ndërtoj një lidhje të fortë në fushë. Ne jemi dy sulmues që mund ta plotësojnë njëri-tjetrin shumë mirë në fushë”, tha Jackson.
Në fund, ai komentoi: “Do të punojmë shumë për të siguruar që rezultatet të jenë në përputhje me pritjet. Të luaj me një sulmues të kalibrit të tij dhe të gjithë të tjerët patjetër do të më ndihmojë të përmirësohem”.