“Unë përfaqësoj të gjitha komunitetet shqiptare”, Zhegrova flet para gazetarëve: Juventusi, ëndërr e bërë realitet

“Unë përfaqësoj të gjitha komunitetet shqiptare”, Zhegrova flet para gazetarëve: Juventusi, ëndërr e bërë realitet

Edon Zhegrova është prezantuar sot përpara mediave në një konferencë për shtyp të organizuar nga Juventusi. Sulmuesi shqiptar është shprehur se ndihet krenar që do të veshë fanllën bardhezi, pasi ka ëndërruar gjithmonë që një ditë të luajë për një klub të madh. “Juventusi është një klub i madh dhe unë gjithmonë kam dashur të luaj për një klub të madh. Kur Komoli dhe Kelini më kontaktuan për herë të parë isha i lumtur për interesimin. Ishte një ëndërr që po bëhej realitet. Jam veçanërisht i lumtur dhe krenar. Edi Rama? Është tifoz i Juventusit. Ishte shumë krenar dhe më ka ndihmuar shumë. I jam mirënjohës, sepse unë përfaqësoj të gjithë komunitetet shqiptare. Sigurisht që do t’ja dhuroj fanellën”, ka deklaruar ndër të tjera Edon...