UEFA, e ftuar në Kryeministri! Al-Khelaifi, Figo, Ceferin, Duka dhe Gravina priten nga kryeministri Rama (VIDEO)

UEFA, e ftuar në Kryeministri! Al-Khelaifi, Figo, Ceferin, Duka dhe Gravina priten nga kryeministri Rama (VIDEO)

11 Shtator 2025 23:05 Telesport Pas zhvillimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, ku u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme mbi çështje të së ardhmes së futbollit europian, Presidenti Čeferin, presidenti I FSHF dhe zv president i UEFA-s, Duka dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, si Gravina i Italisë por edhe Al-Khelaifi i PSG zhvilluan një vizitë në selinë e qeverisë ku u takuan me Kryeministrin Edi Rama. Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft miqësore dhe vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes UEFA-s, FSHF-së dhe institucioneve shqiptare për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vend. Presidenti Čeferin vlerësoi mikpritjen e FSHF-së dhe institucioneve shqiptare në organizimin e këtij eventi kaq historik për vendin tonë.