Dopingu i Mudrik, rrezikon Shevçenkon

Dopingu i Mudrik, rrezikon Shevçenkon

Federata Ukrainase e Futbollit dhe presidenti i saj Andrij Shevçenko mund të akuzohen për ndihmë dhe inkurajim në dopingun e sulmuesit Mikhailo Mudrik, i cili aktualisht është në pronë të Çelsit në Premier League. Ai firmosi për 70 milionë euro pagë fikse dhe 30 milionë euro bonuse në vitin 2023 me ish lojtarin e Shahtjor Donjetsk i cili tani rrezikon një ndalim katërvjeçar nga Federata Angleze e Futbollit (FA). Sipas gazetarit ukrainas Igor Burbas, të raportuar nga TMW, Shahtjor Donjetsk po shqyrton mundësinë e ngritjes së padive kundër Federatës së Futbollit të Ukrainës (UAF) dhe presidentit të saj, Shevçenko, për lejimin e lojtarit të merrte substanca të ndaluara gjatë një kampi stërvitor te verdheblutë, gjë që më pas çoi në shpërthimin e skandalit në Angli./Sportiim.al/...