Premtimi i Zhegrovës: “Do i dhuroj fanellën Edi Ramës, tifoz i madh i Juves”

11 Shtator 2025

17:13

Telesport

Edon Zhegrova sot u prezantua zyrtarisht si lojtari më i ri i Juventusit. Ai foli me shumë entuziazëm për aventurën e re në Torino dhe bëri një premtim.
“Jam shumë i lumtur këtu. Unë gjithmonë kam dashur të luaj për një klub të madh si Juventusi,” u shpreh Zhegrova.
“Kam kaluar një periudhë të vështirë, por ndihem më mirë. Stafi po më ndihmon dhe shumë shpejt do të jem gati, por jo kundër Interit” – shpjegoi ai.
Në fund, mesfushori ofensiv premtoi se do të dhurojë fanellën e tij për kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si tifoz të madh të Juventusit.