Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Armando Broja tregon arsyen e formës së dobët, problemi qëndron në mesin…e tre klubeve
Armando Broja nuk është ngritur mbi pritshmëritë në dy ndeshjet e shtatorit për Shqipërinë. Megjithatë ndaj Letonisë, Broja punoi më shumë për ekipin dhe kjo ishte arsyeja se përse Silvinjo e la të luante deri në minutën e 90. Pavarësisht se tifozët kërkojnë më shumë prej tij, që të jetë më kërcënues në portë, këtë herë Broja punoi më shumë në mbrojtje, luajti më shumë me pasime duke e hequr topin më lehtë nga këmba dhe njëkohësisht futi dy topa të mirë në zonë që ishin raste goli, por Manaj nuk e sulmoi në momentin e duhur. Por përse Broja ndodhej kaq jo mirë fizikisht? Vetë sulmuesi tregoi në Tv Klan edhe arsyen: “Nuk kam bërë fazë përgatitore për sezonin e ri. Ishte një problem...