Festivali i futbollit/ Luis Figo, Aljoša Asanovi? & Jahmir Hyka vlerësojnë eventin & punën e FSHF

Festivali i futbollit/ Luis Figo, Aljoša Asanovi? & Jahmir Hyka vlerësojnë eventin & punën e FSHF

Kjo e enjte ishte ndryshe për Federatën e Futbollit, pasi në selinë e saj zbarkuan emra të mëdhenj të futbollit europian. Përkrah Presidentit të UEFA-s, Aleksander ?eferin, në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të federatave europiane dhe ambasadorë të UEFA-s në kuadër të festivalit të futbollit për fëmijë, pjesë e programit “Futbolli në Shkolla”. Aktiviteti u shoqërua edhe me zhvillimin e një ndeshjeje futbolli ku morën pjesë Presidenti ?eferin, Luís Figo, Aljoša Asanovi?, trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, dy zëvendës-trajnerët Zabaleta dhe Doriva, Jahmir Hyka dhe fëmijët nga shkollat lokale. Pas ndeshjes, në një prononcim për mediat, Luis Figo, ambasador i UEFA-s dhe një nga legjendat më të mëdha të futbollit europian u shpreh i lumtur për praninë e tij sot në Tiranë. “Që nga...