UEFA në Tiranë/ Ceferin: FSHF-ja sot me medalje Bronxi/ Duka: Sot nuk është thjesht një mbledhje

UEFA në Tiranë/ Ceferin: FSHF-ja sot me medalje Bronxi/ Duka: Sot nuk është thjesht një mbledhje

Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua sot festivali i futbollit si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, me pjesëmarrjen e veçantë të Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Aktiviteti vijoi me një ndeshje futbolli, ku pjesë e ekipeve ishin Presidenti Ceferin, Luis Figo, Aljosha Asanoviç, trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, dy zëvendës-trajnerët Zabaleta dhe Doriva, Jahmir Hyka dhe fëmijët nga shkollat lokale, duke përcjellë mesazhin se futbolli, sporti më i dashur në botë, është për të gjithë. Më pas Ceferin dhe Duka folën para mediave prezent. Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin këmbënguli në idenë se ‘futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit dhe jo t’i përçajë’. Kreu i futbollit...