Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Allegri i beson mesfushorit belg, Milan nis bisedimet për zgjatjen e kontratës
11 Shtator 2025 11:56 Telesport Pasi është aktivizuar si titullar me fanellën e Milan në ndeshjet e para të këtij sezonit në Serie A, belgu Alexis Saelemekers mund të ketë një të ardhme të gjatë me kuqezinjtë. Sipas mediave italiane, përfaqësuesit e mesfushorit belg do të ulen në bisedime me drejtuesit e Milan javët e ardhshme, për të diskutuar një zgjatje të kontratës, e cila skadon në vitin 2027. Duket se trajneri Allegri i beson lojtarit, që pasi luajti në huazim vitet e fundit është rikthyer në bazë. Trajneri e ka aktivizuar titullar, cka tregon se Saelemekers është pjesë e planeve të klubit kuqezi.