Pep Guardiola me dhimbje koke, gjysma e skuadrës në infermieri para derbit me United

Pep Guardiola me dhimbje koke, gjysma e skuadrës në infermieri para derbit me United

Manchester City po përballet me një krizë lëndimesh përpara derbit me Manchester United këtë fundjavë. Skuadra e Pep Guardiola luan në fushën e saj, por a kanë “Djajtë e Kuq” një avantazh duke pasur parasysh problemet e lëndimeve të Citi? Duke nisur nga mbrojtësi i Anglisë, John Stones, që u ankua për një dëmtim të vogël muskulor. Mbetet të shihet se sa i rëndë është ky problem për “qytetarët” dhe nëse ai do të luajë kundër Manchester United këtë fundjavë. Për më tepër, Phil Foden dhe Rayan Cherki janë në dyshim, pasi dyshja ka pësuar lëndime përkatëse në kyçin e këmbës dhe këmbë javët e fundit. Guardiola pret lajme të  mira nga infermieria për këta dy futbollistë. Edhe Omar Marmoush u detyrua të tërhiqej me...