Opinion nga Altin Sulçe/ Trekëndëshi i Djallit i Silvinjos, jo më kot paguhet sa gjithë lagja ime…

Opinion nga Altin Sulçe/ Trekëndëshi i Djallit i Silvinjos, jo më kot paguhet sa gjithë lagja ime…

Opinion nga Altin Sulçe Gjeometria në futbollin modern është gjthmonë prezente, sigurisht edhe Kombëtarja jonë që punon shume për të pasur raporte të drejta në fushën e lojës. Të thuash që Kombëtarja nuk funksionon nuk e thua dot për tërë njësinë, por kur ndeshja mbaron, ti ndihesh ende i pangopur, sikur ndeshja të mos ishte zhvilluar, thuajse fare. Pra në sektorë të veçantë kemi probleme. Këtë e konstatuam edhe një herë tjetër në fitoren e fundit përballë Letonisë. Luajmë mirë, por kur fusim në lojë trekëndëshin e fundit, topi ngatërrohet, bëhet pak përtac, i pabindur, nuk ka saktësi dhe mbi të gjitha nuk ka “tru”. Një trekëndësh që nuk funksionon, ngatërron e shkatërron një punë të tërë. Ky është si trekëndëshi i Bermudës, i njohur...