Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Luajtëm kundër 14 burrave, edhe arbitrat ishin me Bolivinë”, te Brazili shfryjnë pas humbjes: Turp për atë çfarë ndodhi këtu
Karlo Ançeloti pësoi mbrëmjen e djeshme humbjen e tij të parë si trajner i Brazilit. Verdheblutë u mposhtën minimalisht 1-0 nga Bolivia në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Një përballje që prodhoi mjaft polemika, duke qenë se u vendos nga një penallti e dyshimtë. Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit ka shfryrë gjithë mërzinë e tij pas përfundimit të takimit. Ai ka deklaruar se Brazili luajti kundër 14 lojtarëve, pasi sipas tij edhe arbitrat po luanin për Bolivinë. “Është një turp ajo që ndodhi sot këtu. Erdhëm për të luajtur futboll dhe çfarë pamë që nga çasti kur mbërritëm ishte një anti-lojë. Pavarësisht lartësisë, prej 4 mijë metrash, luajtëm kundër arbitrimit, kundër policisë, kundër djemve që kapin topat, të cilët merrnin...