Juve, Bremer: Me apo pa shiritin e kapitenit, duhet të luftoj për çdo top!

Juve, Bremer: Me apo pa shiritin e kapitenit, duhet të luftoj për çdo top!

Në një intervistë me Small Talk, në kanalin YouTube të bardhezinjve, Gleison Bremer diskutoi një sërë temash, duke shpjeguar  ndjesitë e tij në lidhje me mbajtjen e shiritit të kapitenit të Juventusit. “Trajneri më tha që jam zv/kapiten dhe jam krenar për këtë arritje. Është një gjë shumë e rëndësishme, por nuk ka shumë rëndësi për mua. Me ose pa shiritin e kapitenit, duhet të luftoj për çdo top, çdo ndeshje për të fituar, sepse Juve e kërkon këtë nga ti. Por jam absolutisht krenar për këtë njohje që më ka dhënë trajneri, por jemi në rrugën e duhur”- tha Bremer.