Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rastet me Covid në rritje gjatë verës/ Qarkullim intensiv në tri qytete, piku nuk është arritur
Gripi apo rrufa e zgjatur që kaluam këtë verë nuk kanë si shkak ftohjen nga kondicioneri, siç kemi menduar, por infektimin nga Covid-19. Duket e habitshme, por është e vërtetë. Rastet me Covid janë rritur gjatë verës, po ashtu edhe testimet. Përhapja vijon të jetë intensive, ndërsa piku ende nuk është arritur. Shefja për Sëmundjet Infektive në ISHP, doktoresha Silva Bino, përmes një postimi të publikuar, deklaron se Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë rastet më të shtuara. Variantet e reja të Covid në qarkullim kanë rritur edhe shtrimet në spitale, veçanërisht tek moshat pediatrike deri në 5 vjeç. Meqenëse kjo verë ka qenë e mbushur me Covid, ende nuk dihet se si do të jetë dimri. Por një gjë është e sigurt: stina e virozave...