Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Anglia “çmonton” Serbinë, feston edhe Shqipëria, Tuchel perfekt në stolin e “Tre Luanëve”
Anglia dhuron spektakël brenda në Beograd, “çmonton” Serbinë me rezultatin e thellë 5-0 duke udhëhequr të qetë Grupin K, 5 ndeshje 15 pikë të plota. Festojnë për këtë sukses të Anglisë edhe tifozët kuqezi, ky ishte një asisit i pastër që “Tre Luanët” i dhuruan Shqipërisë. Ecuria e Thomas Tuchel në krye të Anglisë është thjesht perfekte, jo vetëm 5 fitore, por ekipi i tij ka realizuar 13 gola dhe nuk ka pësuar asnjë. Pas 4 ndeshjeve, me në fund, Tuchel gjen “recetën” fituese, këtë herë faza e tij ofensive shpërtheu, për fatin e mirë e bëri kundër Serbisë. Harry Kane hapin siparin e golave, me kapitenin që me kokë brenda në zonë dërgoi topin në cepin e portës në minutën e 33-të. Dy minuta...