10 Shtator 2025
10:24
Telesport
Pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare, këtë fundjavë rikthehet kampionati i Serie A, me kampionët e Napoli që do të udhëtojnë në Firence. Një përballje e vështirë për trajnerin Antonio Conte, që synon 3 pikët.
“Çdo ndeshje është e vështirë, por ne jemi gati të luajmë ndaj të gjithëve. Jemi një ekip që ka evoluar, ka ndryshuar e që synon të bëjë sërish mirë në Itali dhe Europë”, u shpreh Conte.
Duke folur për merkaton e verës, ai shtoi: “Napoli ka nënshkruar lojtarë që mund të na ndihmojnë në të tashmen dhe të tjerë për të ardhmen. Ne e kemi kompletuar skuadrën sepse nuk mund të mbështetemi te 12-13 lojtarë dhe këtë vit na duheshin lojtarë të rinj në një ekip fitues”.
“Tani mbërritën Elmas, i cili sot do të na kishte ndihmuar nga stoli dhe Hojlund duhet të vijë gjithashtu si zëvendësim për Lukaku. Po bëjmë gjithçka që mundemi për të kompletuar skuadrën, e cila vitin e kaluar nuk do të kishte qenë në gjendje t’i përballonte të gjitha garat që kemi këtë vit”, tha Conte.
