10 Shtator 2025
10:04
Alfred Lleshi
Lamine Yamal ka ndryshuar mënyrën e festimit të golave, duke lënë pas numrin 304 që simbolizonte lagjen e fëmijërisë së tij, Rocafonda, dhe adoptuar një gjest të ri, “kurorëzimin”, frymëzuar nga LeBron James. Ky veprim ka shkaktuar diskutime në Spanjë, disa media mendojnë se talenti i Barcelonës po ndikohet shumë nga famësia dhe suksesi.
Trajneri i Spanjës, De la Fuente, e qartësoi situatën me humor: “Kush tha që Lamine po kurorëzohej? Mua më duket si të kishte vendosur një kapelë magjike. Ishte thjesht një truk magjie”. De La Fuente shtoi se vëmendja e tepërt ndaj gjesteve të tij shpesh e humb fokusin te faktet reale:
“Ky djalosh, në moshën 16-vjeçare, ka debutuar në kombëtare dhe punon shumë. Stërvitet 6 orë në ditë, shkon në palestër, trajtohet nga fizioterapistët dhe bën të gjitha stërvitjet ‘e padukshme’. Çfarë e ka bërë të arrijë kaq lart nuk është mënyra e festimit të golit, por angazhimi i tij i palodhur”.
