10 Shtator 2025
10:11
Alfred Lleshi
Cristiano Ronaldo, aktualisht me Portugalinë për kualifikueset e Botërorit 2026, u bë “viral” për një episod jashtë fushës. Në hotelin ku qëndron kombëtarja luzitane, CR7 refuzoi të bënte “selfie” me një fans të ri dhe e shtyu, para ndërhyrjes së sigurimit.
Pamjet që po qarkullojnë tregojnë Ronaldon duke larguar me force adoleshentin që donte të bënte një foto me idhullin e tij. Ndërsa ecte në hollin e hotelit, Ronaldo nuk dëshironte të shqetësohej.
Kur e kuptoi që po filmohej nga telefoni i tifozit, reagoi impulsivisht, duke e shtyrë djaloshin dhe vazhduar pas Bernardo Silvës. Pas kësaj ndërhyri siguria për të qetësuar situatën.
