10 Shtator 2025
10:14
Alfred Lleshi
Toni Kroos, kampion bote më 2014 dhe ish-yll i Real Madridit, foli hapur në podcast-in “Einfach mal Luppen”, me vëllanë e tij Felix, duke kritikuar nivelin aktual të Gjermanisë, pas humbjes 2-0 me Sllovakinë dhe fitores 3-1 kundër Irlandës së Veriut.
“Kur shoh listën, më duket se nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë të bëhesh pjesë e kombëtares. Mjaftojnë 3-4 javë të mira për t’u thirrur. Nuk është shenjë e mirë. Dyshoj që ti i njihje të gjithë lojtarët që ishin aty. A kam të drejtë?” – tha Felix.
Toni pranoi: “Ke të drejtë. Mund të më kritikojnë për këtë që them, por sot edhe ti do të kishe një mundësi për të luajtur”. Pra, e thumboi hapur nivelin e kombëtares: “Nuk kemi 50 lojtarë gjermanë të nivelit të lartë. Jemi shumë larg të flasim për titull botëror, por nëse më të mirët janë në formë, kemi ende pikat tona të forta”.
