Shqipëri-Letoni, kuqezinjtë e mbyllin në avantazh pjesën e parë

Shqipëri-Letoni, kuqezinjtë e mbyllin në avantazh pjesën e parë

Shqipëria e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë përballë Letonisë në “Air Albania”. Ishte Kristjan Asllani i cili realizoi saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 25-të. Në 45 minutat e para kuqezinjtë kanë dominuar totalisht lojën, ku portieri kuqezi Tomas Strakosha thuajse nuk u preokupua në asnjë moment. Me këtë rezultat Shqipëria renditet momentalisht në vendin e dytë në grupin K, me 8 pikë, 1 më shumë se Serbia e vendit të dytë, e cila i mbylli 45 minutat e para në disavantazh të dy golave përballë Anglisë në Beograd.