“Janë kapriçot e Sylvinhos”/ Kombëtarja dhe lojëtarët, flet ish-futbollisti: Trajnerit i ka dalë situata jashtë…

Ish-futbollisti, Saimir Patushi në një intervistë në një emision televiziv u shpreh se ka një çarje në Kombëtare mes lojtarëve dhe Sylvinhos dhe kanë qenë kapriçot e trajnerit brazilian që kanë sjellë këtë çarje.
Patushi:
Të them të vërtetën ne jemi zhgënjyer, sidomos pjesa e trajningut shqiptar ose ata çfarë ndjejnë që ky trajning shqiptar pa një ndeshje miqësore, unë besoj që Sylvinho mendon që të jetë me këmbë në tokë dhe të marri fajet përsipër. Por unë shikoj një çarje mes grupit të lojtarëve dhe Sylvinhos.
Një pjesë e mirë e lojtarëve tani nuk i përgjigjen më Sylvinhos, sepse janë kapriçot e Sylvinhos që çuan në çarjen e lojtarëve me trajnerin.
Që të bësh atë 90 minutësh që Sylvinho bëri në miqësore, unë besoj se po të kishte qenë ndonjë trajner tjetër apo trajner shqiptar, unë mendoj se do ishte persekutuar dhe do ishte larguar.
Por gjithsesi rrugëtimi vazhdon, misteri kujton se e ka situatën nën kontroll por çdo gjë i ka dalë jashtë funksionit. Uroj që djemtë ta marrin vetë situatën në dorë dhe të japin më të mirën për atë fanellë të kombëtares.