“Jam krenar që më kërkon Real Madrid”, ylli i ri i mesfushës iu “shkel syrin” madrilenëve

“Jam krenar që më kërkon Real Madrid”, ylli i ri i mesfushës iu “shkel syrin” madrilenëve

9 Shtator 2025 16:56 Telesport Kees Smith i AZ Alkmaar është një nga lojtarët e rinj, i cili falë paraqitjeve të shkëlqyera në sezonin e kaluar, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Real Madrid. Vetëm 19 vjeç, Kees Smith konsiderohet si një mesfushor me të ardhme të madhe. Talenti holandez ka reaguar në një intervistë të fundit për “AS” në lidhje me interesimin e shprehur nga Real Madrid, ku nuk e fsheh dot që ndihet krenar për këtë gjë. “Gjërat shkuan mirë për mua sezonin e kaluar, shënova disa gola (10). Kjo padyshim që ndihmoi në tërheqjen e vëmendjes. E pashë emrin tim të shfaqej shumë në rrjetet sociale. Supozohej se isha në shënjestrën e Real Madridit. Kjo më...