Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Syrenka Cup”/ Shqipëria luan ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Rumanisë
Shqipëria U-17 luajti sot ndaj Rumanisë ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut “Syrenka Cup”. Në ndeshjen e zhvilluar në Poloni, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj u mposhtën me rezultatin 0-3. Trajneri Tafaj hodhi në fushë këtë formacion: Lleshi (Gk), Varesis, Pierro, Gashi (c), Qosja, Marku, Luka, Lulaj, Spahiu, Malko, Ymeri. Fraksioni i parë u mbyll me rezultatin 0-1 për Rumaninë, të cilët realizuan golin e avantazhit në minutën e 23-të me Marincean. Në pjesën e dytë, trajneri Tafaj bëri disa zëvendësime, duke hedhur në fushë Uldedajn, Himallarin, Malin, Vatën dhe Kurtulaj dhe Ballën. Kuqezinjtë pësuan golin e dytë në minutën e 48-të dhe pavarësisht rasteve që krijuan, nuk arritën të shkurtonin rezultatin e ndeshjes. Andrei Niculcea shënoi edhe golin e tretë...