Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Rritja e turizmit, ministrja Kumbaro: Gjirokastritët kanë nisur të mësojnë spanjisht
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se rritja e numrit të vizitorëve të huaj po e zgjeron tregun turistik shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në muajin gusht u regjistrua një rritje prej 10% të vizitorëve të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “E rëndësishme nuk është vetëm të sjellim turistë, por edhe t’i mbajmë ata, sepse secili kthehet në një promotor natyral të Shqipërisë” tha ministrja. Duke sjellë shembullin e Gjirokastrës, Kumbaro theksoi se bizneset po përshtaten me kërkesat e reja të tregut, madje shumë sipërmarrës vendas po mësojnë spanjisht, për t’u përgjigjur më mirë fluksit të turistëve nga Amerika Latine dhe Spanja, që sipas saj janë të shtuar ndjeshëm falë “efektit të ambasadorëve bio”. “Në Gjirokastër...