Veron ia sugjeron Interit 20-vjeçarin: “Talent i jashtëzakonshëm”. Pastaj hap dyert e rikthimit të vet në Itali

Veron ia sugjeron Interit 20-vjeçarin: “Talent i jashtëzakonshëm”. Pastaj hap dyert e rikthimit të vet në Itali

9 Shtator 2025 12:21 Alfred Lleshi Ish-mesfushori Juan Sebastián Verón, në intervistën për “Gazzetta dello Sport” foli edhe për një lojtar që po ngjitet tek Estudiantes de la Plata, klubi ku aktualisht është president: “Kë do t’i këshilloja Interit? Në kampionatin tonë ka shumë djem me potencial. Ndoshta më mirë të provojnë një rrugë ndërmjetëse në Europë para se të bëjnë hapin e madh. Në ekipin tim po ngjitet një lojtar i jashtëzakonshëm, Mikel Amondarain. Është mesfushor ‘box-to-box’, me perspektivë të shkëlqyer. Sidoqoftë, është ende 20 vjeç, ndaj le t’i japim kohë”. Për një rikthim të mundshëm në Itali si drejtues: “E vërteta është se këtu jam i lumtur. Është një eksperiencë shumë formuese, sepse ndodhem në krye të një klubi ku tifozët janë anëtarë....