Di Maria nuk ka dyshime: Ja “heroi” real i kësaj Argjentine, t’i bëjmë kontratë të përjetshme

Di Maria nuk ka dyshime: Ja “heroi” real i kësaj Argjentine, t’i bëjmë kontratë të përjetshme

9 Shtator 2025 13:14 Alfred Lleshi Angel Di Maria, edhe pse ka vendosur të mos luajë më me Argjentinën, pas fitores së “Copa América” 2024, mbetet një figurë ikonike. Për “TyC Sports” u shpreh: “E ndjeva që ishte momenti të tërhiqesha. Djemtë e rinj ishin gati të vazhdonin vetëm. Po vjen një gjeneratë e re si Nico Paz, Garnacho, Mastantuono, Thiaguito (Almada)… E ndjeja se kishin nevojë të fitonin eksperiencë, për të mbërritur në Botëror në mënyrën më të mirë. Për mua është lumturi e madhe, privilegj ta shoh këtë kombëtare”. Për Kupën e Botës 2026 është i bindur: “Argjentina është gjithmonë favorite. Ky është realiteti, që e imponon fanella bardhekaltër”. Më pas nuk kurseu humorin: “Gjithçka që shihni, fitoret dhe vazhdimësinë…, ka vetëm një...