Ditë e veçantë për mesfushorin e ndërkombëtarizuar Luka Modriç. Sot Topi i Artë 2028 mbush 40 vjeç dhe ka arse të shumta për t’u ndjerë krenar.
Ai është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave dhe kjo dihej që herët kur shpëetheu te Real Madrid. Në natën para ditëlindjes së tij të 40-të, Luka ishte protagonist në fitoren 4-0 të Kroacisë ndaj Malit të Zi në Zagreb për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Kapiteni legjendar i Kroacisë u prit me duartrokitje të zjarrta nga e gjithë turma e tifozëve në “Maksimir” ndërsa u largua nga fusha për t’i hapur rrugën Moros të Bolonjës nëntë minuta para fundit. Me këtë fitore, Kroacia i është bashkuar Republikës Çeke në krye të grupit të saj dhe gjithashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar
Ndërkohë pas fitores 4-0 ndaj Malit të Zi, Luka Mudriç komentoi vitet e tij mbi supe:
“Faleminderit Kombëtares, stafit dhe shokëve të ekipit, por edhe tifozëve që janë gjithmonë aty, dhe e bënë këtë ditë të veçantë. Më duket joreale që unë do të mbush 40 vjeç nesër, por e vetmja gjë e rëndësishme është që të jemi të shëndetshëm dhe të ndihemi mirë.”/ Sportiim.al/
Vazhdo leximin
