No Image Available

Turistët me rulote pranë Syrit të Kaltër, një hapësirë e posaçme për të huajt që të shijojnë jugun

Pranë Syrit të Kaltër, duke parë se kjo është ndër pikat më tërheqëse për vizitorët është krijuar një hapësirë e veçantë, e dedikuar për turistët që udhëtojnë me rulote. Ky vend po kthehet në një ndalesë të preferuar për vizitorët, të cilët zgjedhin të eksplorojnë jugun e Shqipërisë në këtë mënyrë të lirë dhe të pavarur, duke ndalur në pika të ndryshme për të shijuar natyrën dhe atraksionet turistike. “Udhëtimi me rulote nëpër jug të Shqipërisë është një eksperiencë fantastike. Më pëlqen që nuk jemi të kufizuar nga oraret apo vendet e akomodimit dhe mund të ndalojmë kudo që na duket bukur, sidomos pranë Syrit të Kaltër. Është mënyrë perfekte për të përjetuar natyrën dhe për të shijuar çdo moment të udhëtimit,” thotë një turiste....