“Do t’i jem përjetë mirënjohës Arsenal që më transferoi në këtë klub”

9 Shtator 2025

10:05

Telesport

Eberechi Eze ka thënë se i është mirënjohës klubit londinez për transferimin e tij te Arsenal nga Crystal Palace këtë verë.
Eze pritej të bashkohej me Tottenham Hotspur, por më pas Arsenal, klubi i fëmijërisë së mesfushorit, arriti të nënshkruante me anglezin për një tarifë prej 67 milionë eurosh.
I pyetur nëse ishte i shqetësuar se transferimi i tij tek Arsenal nuk do të realizohej, Eze tha: “I shqetësuar? Jo. Sepse luaj futboll”.
“Kjo është ajo që bëj dhe kudo që të jem, dua të jem më i miri që mund të jem dhe jam i bindur se do ta bëj këtë kudo që të jem”, shtoi më tej Eze.
“Jam mirënjohës që është Arsenal ekipi im dhe që kam mundësinë të luaj atje. Mezi pres të luaj aty dhe të tregoj se cfarë jam i aftë të bëj”, deklaroi Eze.
“Po ndodhin shumë gjëra, është argëtuese për mua. Kjo është arsyeja pse luaj futboll. Këto janë mundësi që i dëshiron, kështu që po e shijoj sa më shumë që mundem. Dhe bëj atë që mundem”, tha Eze.