Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Shqipëri-Letoni, përballja e diferencave të mëdha, por e barazisë totale rezultative
Sonte, prej orës 20:45, Shqipëria do të përballet me Letoninë në stadiumin “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026, grupi K. Aktualisht, kuqezinjtë renditen të tretët, ndërsa Letonia në vendin e katërt. Historiku tregon një bilanc mjaft të veçantë: 0 fitore për Shqipërinë, 0 për Letoninë dhe 6 barazime, me golaverazh total 7-7. Të dyja kombëtaret kërkojnë ta thyejnë më në fund këtë seri barazimesh. Forma e fundit nuk ka qenë e qëndrueshme për asnjërën kombëtare. Shqipëria ka 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa Letonia ka po ashtu 1 fitore, por me 3 humbje. Në renditjen e FIFA-s, diferenca është e dukshme: Shqipëria në vendin e 68-të, ndërsa Letonia në të 137-in. Sipas “Sofascore”, duke iu...