Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash, kryesisht në orët e pasdites. Temperaturat sot do të arrijnë deri në 34 gradë celsius.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – jug me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 8 m/s.
Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.
