“Jemi të çmendur”! Mundi Izraelin 4-5, Gatuzo: Po pësojmë gola absurd

“Jemi të çmendur”! Mundi Izraelin 4-5, Gatuzo: Po pësojmë gola absurd

Italia ka shkaktuar emocione të forta për tifozët. Axurrët kanë mposhtur Izraelin me shifrat 4-5, në një ndeshje që me siguri Gatuzoja do ta mbajë mend gjatë. Trajneri i Kombëtares italiane ka deklaruar pas përfundimit të sfidës se ekipi nuk mund të pësojë gol kaq lehtë. Sipas tij, skuadra duhet të rritet në mënyrë që të arrijë gjëra të rëndësishme. “Jemi të çmendur. Po pësojmë gola absurd, por nuk po dorëzohemi për fitoren. Jemi shumë të brishtë, i pësojmë golat shumë lehtë. Djemtë e dinë këtë, por problemi është i imi, jo i tyre. Duhet të përmirësohemi për të luajtur si një ekip. Duhet t’i japim merita skuadrës, sepse patëm forcën për të reaguar ndaj çdo goditjeje që morëm. Por nuk mund të pësojmë gola...