Flamurtari ka siguruar një biletë për në finalet play off në basketboll për femra. Vlonjatet fituan 74-51 ndaj Teutës në gjysmëfinalen e tretë luajtur në Vlorë, duke fituar 3-0 serinë e takimeve mes tyre.
Ashtu sikurse pat ndodhur edhe në dy takimet e mëparshme, dominimi i skuadrës së Flamurtarit ishte i madh, duke e merituar fitoren. Kjo gjë u pa edhe në sfidën e tretë, të vulosur thuajse që në start.
Vlonjatet u shkëputën 47-26 që në pjesën e parë dhe më pas fituan pa shumë probleme. Rreshpja me 17 pikë ishte shënuesja më e mirë për Flamurtarit, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Jones për Teutën.
Emri i skuadrës së dytë finaliste do të dalë nga përballja e tretë që do të luhet mes Tiranës dhe Partizanit. Derbi i kryeqytetit do të luhet në orën 18:00 në “Fahrie Hoti”, me bardheblutë që udhëheqin 2-0 me ndeshje.
Gjysmëfinale-Play off
Nd.1, Flamurtari – Teuta, 83-66
Nd.1, Tirana – Partizani, 77-73
Nd.2, Teuta – Flamurtari, 75-87
Nd.2, Partizani – Tirana, 66-70 (0-2)
Nd.3, Flamurtari – Teuta, 74-51 (3-0)
09/04, Tirana – Partizani, ora 18:00
Flamurtari finalisti i parë për titull, Tirana e Partizani sot përballë në derbin e tretë
