Titulli, Vllaznia dhe efekti “B-B”! Shkodranët formojnë një repart sulmues me dy futbollistë shtatlartë

Titulli, Vllaznia dhe efekti “B-B”! Shkodranët formojnë një repart sulmues me dy futbollistë shtatlartë

Ardhja e Çarls Bismark në orët e fundit të merkatos te Vllaznia ka kompletuar kuqeblutë për edicionin 2025-26. Kështu Martini dhe stafi i tij më në fund morën sulmuesin për të cilin kishin këmbëngulur gjatë gjithë verës. Me ganezin që u rikthye në Shkodër pas aventurës europiane në radhët e 9 herë kampionëve të vendit tonë. Ku la një shije shumë të mirë në dy ndeshjet ku u aktivizua ndaj Vikingur në turin e dytë të “Conference League”. Për këtë arsye 24-vjeçari ishte objektivi parësor për ofensivën shkodrane dhe në fund u realizua. Forma e treguar nga shtatlarti në seancat e para stërvitore pas rikthimit në kryeqendrën e veriut ka qenë me të vërtetë e kënaqshme. Me ish-sulmuesin e CSKA Sofia që ka treguar ritëm...