Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Lojërat politike po mbajnë peng Kosovën”/ Ngërçi politik, reagon ashpër gazetarja: Kushtetuesja, “kështjella e fundit”
Situata politikë në Kosovë, vijon të mbetet në “ngërç” dhe pa asnjë zgjidhje. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do t’i dërgojë të martën gjykatës më të lartë të vendit, komentet e saj për çështjen e konstituimit të Kuvendit. Krenare Vokshi, gazetare dhe juriste në Kosovë, në një intervistë televizive komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa ritheksoi se prej shkurtit vendi nuk ka institucione. “Kanë kaluar shumë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe ende nuk është arritur zgjidhja e situatës dhe pasojat i vuajnë qytetarët”, tha ajo. Gjithashtu gjatë intervistës, nënvizoi se lojërat politike po mbajnë peng Kosovën. “Gjithçka mbetet të shihet deri ditën e nesërme. Por pritet që presidentja të ketë sërish një ton diplomatik. Nëse nuk ka zgjidhje për zgjedhjen e nënkryetarit të...