Sylvinho flet para Letonisë: Ndeshje kyçe për Botërorin. Nuk mund të flitet sot për fitore 5 apo 6-0

Sylvinho flet para Letonisë: Ndeshje kyçe për Botërorin. Nuk mund të flitet sot për fitore 5 apo 6-0

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka folur 24 orë para ndeshjes së rëndësishme kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Letonisë. Tekniku brazilian e cilësoi këtë përballje si një nga më të rëndësishmet e këtij cikli, duke theksuar se skuadra është e përgatitur për një ndeshje të vështirë, por vendimtare në ecurinë e kuqezinjve. “Kur lufton për një vend në Kupën e Botës, rruga është gjithmonë e vështirë. Nesër kemi një ndeshje kyçe, shumë të rëndësishme. Letonia është skuadër e organizuar, fizike dhe e rrezikshme në goditjet standarte. Pamë ndeshjen e tyre me Serbinë dhe deri në minutën e fundit ishte e hapur. Nuk mund të flitet sot për fitore 5 apo 6-0, në futbollin modern gjithçka është e mundur”, u shpreh Silvinjo. Tekniku ndaloi edhe te...