Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E KONFIRMUAR! Real Madrid siguron “yllin” e parë për vitin 2026, do paguajë vetëm 10 milionë euro
8 Shtator 2025 18:02 Telesport “Defensa Central” raporton se Nico Paz sezonin e ri do të luajë te Real Madrid. Klubi madrilen do të aktivizojë klauzolën e riblerjes dhe do paguajë vetëm 10 milionë euro për yllin argjentinas, sipas marrëveshjes së bërë mes dy ekipeve. Në ditën e fundit të merkatos së kësaj vere, Tottenham ofroi plot 70 milionë euro për Nico Paz, por oferta e tyre u refuzua nga Como dhe vetë lojtari. 21-vjeçari argjentinas është i vetëdijshëm që sezonin e ri do luajë te Real Madrid, ndaj dhe ka refuzuar çdo ofertë tjetër në drejtim të tij. Nico Paz ishte zbulimi i madh i sezonit të kaluar në Serie A, përvoja e fituar vjet dhe këtë sezon në Itali, do ta ndihmojë shumë...