Nënkryetari i Bashkisë së Sarandës Florjan Sali: Dita e parë na gjen me invstime në infrastrukturën shkollore

Dita e parë e këtij viti të ri shkollor në Sarandë ka nisur me investine thelbësore në infrastrukturën arsimore, të cilat nisin nga institucione të arsimit parashkollor deri te ato të arsimit parauniversitar.

Nënkryetari i Bashkisë së Sarandës Florjan Sali, bashkë me urimin për vit të suksesshëm shkollor, thotë se sivjet ka qenë vëmendje e shtuar e Bashkisë për të ofruar kushte sa më të mira mësimi në të gjitha nivelet.

Numri dy i Bashkisë thotë se është vënë dorë në të gjitha institucionet arsimore të territorit të Bashkisë, ku veçohet investimet në Kopshtin Nr 1, në shkollën 5 Dëshmorët e Ksamilit etj.

Veçanërisht e shënuar ka qenë dita e sotme për vogëlushët që u ulën për herë të parë në bankat e shkollës në Sarandë, Delvinë dhs Koispol.
Kopshti Nr 1 në Sarandë, që frekuentohet edhe nga fëmijë të pakicës etnike greke, si dhe shkollat e Ksamilit, si dhe shkolla 9 vjeçare Adem Sheme, gjimnazi “Hasan Tahsini” në Sarandë e shkolla e Hoteleri Turizëm “Antoni Athanas”, janë institucionet ku sot ka nisur Dita e parë e mësimit në kushte të përmirësuara.

Numri i nxënësve në shkollat e territorit të Bashkisë Sarandë vlerësohet në nivelet e vitit të kaluar, ndërkohë që ka një shtesë të dukshme të fëmijëve që frekuentojnë institucionet e edukimit parashkollor.