Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, në konferencën para mediave një ditë para sfidës me Letoninë ka folur për situatën më skuadër dhe gjendjen aktuale.
Gjitmshiti tha se atmosfera në kampin kuqezi është shumë pozitive dhe se ditën e nesërme të gjithë ata që do të zbresin në fushë do të japin maksimumin.
“Sigurisht që ekipi është përgatitur mirë, kemi pasur kohë, jemi pozitiv,. nuk do të jetë e lehtë. Kemi presion, dhe përqëndrimi do të jetë i lartë. Do të marrim tre pikë për të vazhduar rrugetimin tonë.
Ndryshe nga ndeshja e parë? Sigurisht që kemi parë ndeshjet, jo vetëm ato, por edhe ndeshjen e fundit që luajti me Serbinë. Ajo që luajtëm atje nuk ishte e mirë, sigurisht që kemi gabuar, sidomos në futbollin e sotëm nuk është më aq e thjeshtë si para disa vitesh ku fitoje thjesht. Duket edhe në ndeshjet e këtyre eliminatoreve, pashe Holandën dje me Lituaninë që fitoi 3-2. Por nesër besoj se do të jetë ndryshe, na duhen tre pikët që të kemi shanse për kualifikim, e kemi vetë në dorë ende dhe ajo që është gjëja e rëndësishme.
Mesazhi është që do japim 100% që të realizojmë apo kemi në dorë ëndrrën siç kemi kaluar për dy Europianë. Kualifikimi në Botëror do të ishte historik dhe gjë e mirë për Shqipërinë. Mesazhi është që nesër do jemi gati, do japim gjithçka për ato tre pikë, do japim maksimumin dhe ta shijojnë edhe tifozët”, tha Gjimshiti.
