Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Policia mesazh për nxënësit e mësuesit me rastin e vitit të ri shkollor: Rrisim sigurinë!
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka uruar nxënësit dhe mësuesit me rastin e vitit të ri shkollor. Përmes një mesazhi, Proda është shprehur se Policia e Shtetit do të jetë pranë nxënësve e mësuesve, për të garantuar mjedise të sigurta brenda dhe rreth shkollave. Po ashtu, ai ka ftuar të gjithë aktorët që i ngarkon ligji për zbatimin e masave të përcaktuara në Paketën e Sigurisë në Shkolla, që të kontribuojnë në interesin e përbashkët, sigurinë e fëmijëve. Mesazhi i Prodës: Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Çdo fillim i vitit të ri shkollor është një emocion i madh për të...