Shqipëria do të presë Letoninë të martën në orën 20.45, në ndeshjen e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit. Në konferencë për shtyp, përveç trajnerit Sylvinho, u shfaq edhe mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti.
“Ekipi është përgatitur mirë. Nuk do jetë e thjeshtë, presioni është, nëse ke presion përqëndrimi është më i lartë. Le t’i marrim ato 3 pikë.
I kemi parë ndeshjet e kaluara. Kemi parë edhe ndeshjen e Letonisë me Serbinë. Ndeshjen që e kemi luajtur në Letoninë, nuk kemi bërë mirë. Nesër na duhet një ndeshje ndryshe, na duhen 3 pikët për kualifikimin. E kemi vetë në dorë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.
Mesazhi për tifozët është që do të japim maksimumin, për të realizuar ëndrrën. Duam Botërorin, do të ishte historike. Do ishte diçka shumë e mirë. Nesër do të jemi gati. Do të japim gjithçka për të marrë 3 pikët. Mendoj se përqendrimi këtë herë do të jetë ndryshe. Dëshira është brenda grupit. Për tu kualifikuar në Botëror është rasti më i mirë që kemi”– tha ai.
“Botërori i mundur”/ Ndeshja e vlefshme, reagon kapiteni: Kemi mësuar nga gabimet, jemi përgatitur
